Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka tha Dolce për të në Grande Fratello

E publikuar: 16/12/2025 00:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edi dhe banorët e tjerë të BBVK4 kanë dëgjuar deklaratat që Dolce bëri në Grande Fratello, ku tha se nuk ka pëlqim për askënd.

Pasi pa klipin, Edi dhe Dolce diskutuan për ndjenjat ndaj njëri-tjetrit.

Edi e pyeti Dolcen: “Prej që je kthy nga Grande Fratello, e kam parë një farë ftohësie, edhe pyetja është cila është arsyeja që e ke bë këtë veprim që je distancu”.

Ndërkaq, Dolce i tha Edit se mendon se ky është larguar nga ajo.

“E ktheva unë, të gjithë më thoshin ka bërë ka qarë për ty. Unë kur jam kthyer se kam parë Edin”, tha ajo.

Tutje shtoi: “Nuk i kam dhënë llogari atyre për këtë që kam këtu. E jona ka qenë njohje”.

Ndiqeni videon për më shumë: