Haradinaj: Kosova nuk mund t’ia kthejë shpinën aleatëve, vendimet kyçe janë marrë gjithmonë duke u koordinuar me ta

E publikuar: 15/12/2025 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, përfshirë Gjermaninë, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

Ai ka vënë në dukje se vendime kyçe për sigurinë, ushtrinë, energjinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar janë marrë gjithmonë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me këta aleatë dhe ka pyetur retorikisht: “E qysh me ia kthyr shpinën aleatëve tanë?”