Lëvizja Vetëvendosje sot në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

E publikuar: 15/12/2025 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot në Prizren do t’i prezantojë kandidatët për deputetë, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Takim ky, i cili, do të fillojë nga ora 18: 00 në sallën “Sezai Surroi”.

“Të hënën, mblidhemi së bashku në ora 18.00 në sallën “Sezai Surroi” në Prizren për t’u njoftuar me secilën e secilin kandidatë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Partisë Guxo, Alternativës dhe Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Jeni të mirëseardhur.”