La Liga me dedikim special për Vedat Muriqin

E publikuar: 13/12/2025 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u bë protagonist në ndeshjen e sotme të Mallorcas ndaj Elches, duke shënuar një gol të bukur dhe duke konfirmuar formën e tij fantastike këtë sezon në LaLiga.

Faqja zyrtare e LaLiga e përshkroi Muriqin si “piratin favorit të Ishullit të Mallorcas”, duke vlerësuar performancën e tij në rrjetet sociale.

Me këtë gol, Muriqi renditet i treti në listën e golashënuesve të LaLiga-s, pas Ferran Torres dhe Kylian Mbappé, me gjithsej 9 gola këtë sezon, duke treguar se është një prej sulmuesve më të rrezikshëm në kampionat.