Një person është ndaluar dje në pikën kufitare në Han të Elezit me 295 mijë euro para kesh, të padeklaruara.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi në fjalë është Synim Fazliu nga Presheva, i cili u ndalua gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit.
Zyrtarët doganorë ndaluan automjetin për një verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi Fazliu kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim.
Gjatë kontrollit të automjetit, u zbuluan dhe u sekuestruan 295,270 euro, të padeklaruara dhe të fshehura brenda veturës.
Shuma e parave është konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme.


















