Një grua e vdekur nga aksidenti mes veturës e kamionit në autostradë

E publikuar: 12/12/2025 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua ka humbur jetën sot në një aksident të rëndë trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ajo po drejtonte veturën e cila u përplas me një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha Kelani.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve dhe njësitë relevante.

Policia e Kosovës apeloi për respektim të rregullave të trafikut dhe që shoferët të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik.