Në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës të mbajtur sot, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, z. Bedri Hamza, prezantoi programin e ri të zhvillimit ekonomik, duke ofruar ide dhe masa konkrete për nxjerrjen e vendit nga kriza aktuale ka shkruar Dervishaj.
Gjatë konventës u bë edhe prezantimi zyrtar i listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së, e cila përfshin profesionistë dhe përfaqësues nga fusha të ndryshme të jetës akademike, ekonomike e shoqërore. Në mesin e tyre është edhe kandidati Shahin Dervishaj, i cili ka shpërndarë një postimi, duke theksuar rëndësinë e bashkimit rreth një programi që synon zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.
“Me PDK-në, bashkë përpara!”, ka shkruar Dervishaj, duke shprehur besimin se ekipi i ri dhe programi i prezantuar ofrojnë alternativa reale për të ardhmen e Kosovës.
Shahin Dervishaj garon me numrin 77, ndërsa PDK me numrin 130 në zgjedhjet e ardhshme.



















