Policia në rajonin e Prishtinës gjatë javës së kaluar ka realizuar 152 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 47 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu janë sekuestruar 6 armë zjarri, ndërsa janë shqiptuar mbi 4 mijë gjoba.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4492 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 510 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”


















