PDK’ja befason, ia jep numrin pesë në listë Arben Mustafës

E publikuar: 07/12/2025 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës e ka radhitur të pestin në listën zgjedhore ekonomistin Arben Mustafa për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mustafa, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ku ka folur për vizionin e tij në ekonomi, shkruan Insajderi.

“Numri 5 është numri im në listën e Partisë Demokratike të Kosovës. Së bashku me ekipin tonë do të punojmë që Bedri Hamza të jetë Kryeministri i ardhshëm i vendit.

Synimi ynë është i qartë: të arrijmë suksesin që Kosova e meriton. Ne nuk do të ndalemi së angazhuari për një Kosovë me stabilitet, normalitet dhe zhvillim ekonomik, sepse besojmë thellë se vendi ynë mund dhe duhet të ecë përpara“, ka deklaruar ndër të tjera ai.