Një person ka vdekur dje në Qendrën Kryesore Universitare të Kosovës. Sipas raportit 24-orësh, Policia e ka cilësuar rastin si “hetim mbi vdekjen”.
Policia ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë rreth orës 04:30 në Emergjencën e QKUK-së.
“QKUK, Prishtinë 05.12.2025 – 04:10. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


















