Komisioni Evropian ndëshkon X-in e Elon Musk: Tre shkelje, 120 milionë euro gjobë

E publikuar: 06/12/2025 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

FILE – Tesla CEO Elon Musk speaks before unveiling the Model Y at Tesla’s design studio in Hawthorne, Calif., March 14, 2019. Musk’s legal team is demanding to hear from a whistleblowing former Twitter executive who could help bolster Musk’s case for backing out of a $44 billion deal to buy the social media company. Twitter’s former security chief Peiter Zatko received a subpoena on Saturday, Aug. 27, 2022, from Musk’s team, according to Zatko’s lawyer and court records. (AP Photo/Jae C. Hong, File)

Komisioni Evropian ka vendosur ta gjobisë platformën X, në pronësi të miliarderit amerikan Elon Musk, me 120 milionë euro, për shkak të shkeljeve të Aktit të Shërbimeve Dixhitale.

Paralelisht, Komisioni ka pranuar ofertën e TikTok për të përmbushur kërkesat e transparencës së reklamave.

Sipas Komisionit, platforma X ka shkelur tre dispozita të Aktit të Shërbimeve Dixhitale.

Shkelja e parë lidhet me shenjën blu, të cilën Komisioni e ka konsideruar mashtruese për përdoruesit, pasi krijon përshtypjen se një llogari me atë shenjë është e verifikuar.

Shkelja e dytë ka të bëjë me mosrespektimin e kërkesës për sigurimin e një “depoje reklamash”, ku duhet të jenë të qasshme të gjitha reklamat e shfaqura në platformë – një element kyç për monitorimin e reklamave politike mashtruese gjatë fushatave zgjedhore.

Shkelja e tretë lidhet me pengimin e aksesit të studiuesve në të dhënat e disponueshme publikisht mbi X.

“Mashtrimi i përdoruesve me shenja blu, fshehja e informacionit në reklama dhe përjashtimi i studiuesve nuk kanë vend në internetin e BE-së”, deklaroi zëvendëspresidentja ekzekutive për Sovranitetin Teknologjik, Sigurinë dhe Demokracinë, Henna Virkkunen.

Komisioni theksoi se shuma e gjobës, e cila mund të duket e ulët krahasuar me të ardhurat e platformës X, është përcaktuar sipas parimit të proporcionalitetit, duke marrë parasysh natyrën, rëndësinë, kohëzgjatjen dhe përsëritjen e shkeljeve të konstatuara.

Platforma X ka 60 ditë pune për të njoftuar Komisionin për masat që synon të ndërmarrë për t’i dhënë fund shkeljes që lidhet me shenjat blu.

Për dy shkeljet e tjera, X ka 90 ditë afat për t’i paraqitur Komisionit një plan veprimi me masat e nevojshme për adresimin e problemeve të identifikuara.