Ish-deputeti Haki Abazi, ka thënë se puna e LVV-së në mandatin e fundit qeverisës nuk ka sjellë aspak progres.
Sipas tij, atë që kreu i partisë të cilës i përket edhe ai, Ramush Haradinaj, do të bënte për gjashtë muaj qeverisje, LVV-ja nuk do të mund ta bënte as për pesë mandate.
“Me u çu krejt VV-ja, s’munden me bo një gjë që e bon Haradinaj në aspektin e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Jo për një mandat, por edhe pesë mandate me i pas, Kurti nuk është në gjendje me lëviz as një milimetër në drejtimet pozitive integruese të anëtarësimit të Kosovës, sa mundet me bë brenda gjashtë muajsh”, deklaroi Abazi në Klan Kosova.
Madje sipas tij, për pesë mandate, Kurti mund ta fusë edhe më shumë në izolim vendin.
“Krejt çfarë ka ndodhur në arritjet ndërkombëtare, për 5 vjet jemi në regres të plotë”, tha ish-deputeti Abazi.

















