Balaj-Halimaj mesazh PDK-së: Për një minutë, me e humb shansin për ta kthyer lojën politike në garë për vend të parë!

E publikuar: 05/12/2025 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputetja e Nismës Albulena Balaj-Halimaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka dhënë një mesazh për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ajo thotë se për një minutë PDK po e humb shansin për ta kthyer lojën politike në garë për vend të parë!

“Për një minutë, me e humb rastin për t’i treguar vendit se politika mund të jetë marrëveshje burrash, jo llogari të vogla e hakmarrje të heshtura?” – shkroi ajo.

Postimi i plotë :

Për një minutë, me e humb shansin për ta kthyer lojën politike në garë për vend të parë?

E për një minutë, me e humb mundësinë për t’u dhënë shpresë njerëzve dhe vendit?

Për një minutë, me e humb fuqinë që sjell bashkimi i dy rrugëve që e kanë nisur këtë udhëtim shumë më herët?

E për një minutë, me e humb mundësinë për ta mbyllur një kapitull përçarjeje dhe për ta hapur një epokë stabiliteti e shprese?

Për një minutë, me e humb rastin për t’i treguar vendit se politika mund të jetë marrëveshje burrash, jo llogari të vogla e hakmarrje të heshtura?

E për një minutë, me e humb atë që të gjithë po e kërkojnë?

E unë mendoj se këtë minutë nuk do të duhej ta humbte askush.