“Edhe kur nuk pajtohem, vendimet e PDK-së i respektoj” – Petrit Hajdari njofton për tërheqjen nga gara për deputet

E publikuar: 05/12/2025 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Petrit Hajdari, ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit ka njoftuar sot se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Ai ka bërë publike vendimin përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve dhe strukturave të PDK-së, duke shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e marrë ndër vite, përfshirë edhe rreth 17 mijë votat në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Hajdari ka falënderuar gjithashtu ish-kryetarin Memli Krasniqi për besimin e dhënë.

Ai ka folur edhe për ikjet dhe rikthimet brenda partisë, duke shtuar se, për dallim nga të tjerët, vendimet e partisë i respekton edhe kur nuk pajtohet.

“Kam qenë dhe jam në përkrahje të PDK-së. Sidoqoftë, bashkimit që partia synon, unë nuk i bëhem pengesë. Për të mirën e PDK-së dhe Kosovës, ndonëse besoj se kjo nuk është domosdoshmërisht e mira e PDK-së.”