Protesta për ish krerët e UÇK-së, Ali Ahmeti: Më 13 dhjetor në orën 13:00, të gjithë në Shkup

E publikuar: 05/12/2025 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje që më 13 dhjetor të gjithë shqiptartë ku do që janë, të bashkohen në protestën e radhës në mbështetje të ish krerëve të UÇK`së që po mbahen në Hagë.

Ahmeti ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike.

“Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.Më 13 dhjetor, në orën 13:00, të gjithë në Shkup!”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë:

Pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të buçasë për të vërtetën dhe drejtësinë!
Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.
Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë, të së vërtetës objektive.
Më 13 dhjetor, në orën 13:00, të gjithë në Shkup!
Liria nuk gjykohet, liria mbrohet!
Lavdi UÇK-së!