Berat Rukiqi përsëri pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e parakohshme

E publikuar: 04/12/2025 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Berat Rukiqi do të jetë përsëri pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka bërë të ditur se për herë të dytë do të jetë kandidat i LDK-së për deputet.

“Kandidimi për herë të dytë në listën fituese të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me mirënjohje të thellë, falënderoj nga zemra Degën e Dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtine, për besimin dhe nominimin tim si kandidat për deputet. Ky është një nder dhe një përgjegjësi që e pranoj me përulësi”, thuhet në postimin e Rukiqit në Facebook.

Ai ka bërë thirrje që të bashkohen me LDK-në për zgjedhjet e 28 dhjetorit, derisa i ka falënderuar votuesit e tij në zgjedhjet e fundit.

“Faleminderit secilit prej jush për votën dhe përkrahjen në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ajo përkrahje është forca ime në çdo betejë politike. Tani po hyjmë në një etapë të re.
Ju ftoj që më 28 Dhjetor të bashkohemi edhe një herë, me të njëjtin besim dhe energji, për ta quar përpara vizionin tonë për Kosovën”, thuhet në postimin e tij.