Kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci njoftoi se ka kërkuar thirrjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit Komunal.
Mbledhja, siç njoftoi ai, pritet të mbahet më 12 dhjetor në mesditë.
“Mirëmëngjes qytetarë të Mitrovicës! Sot kam nënshkruar ftesën për thirrjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, e cila do të mbahet më 12.12.2025, në ora 12:00. Kjo mbledhje shënon fillimin e realizimit të mandatit të dhënë nga vullneti i qytetarëve. Na priftë e mbara!”


















