Malishevë: Të maskuar e me armë i grabisin një qytetari 800 euro

E publikuar: 04/12/2025 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka bërë të ditur se të mërkurën në Malishevë është raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur 800 euro një qytetari.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se personat në fjalë janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti në fjalë është duke vazhduar për t’u hetuar.