Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i ka mohuar raportimet se me 28 nëntor Kosova importoi energjinë elektrike nga Serbia, duke theksuar se nga të dhënat e deritanishme rezulton se importi nga Serbia është më pak se 1 për qind.
Në konferencën për media, Muja ka akuzuar qeverisjet e kaluara duke thënë se në kohën e tyre dominonte importi nga Serbia, por jo edhe në kohën kur në Qeveri erdhi partia, Lëvizja Vetëvendosje.
“Në pesë vitet e fundit ajo çfarë qytetarët e Kosovës dhe ju si gazetarë duhet të informoheni e kemi një mega file të të gjtiha vlerave, shitjeve dhe kontratave të energjisë elektrike për vend dhe furnitor që nga viti 2008. Do të jetë e qasshme për ju dhe njëherë e mirë ta sqaroni dilemën dhe akuzave dhe propagandës opozitare që ne e gjykojmë që është për të mbuluar krimin, qoftë përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë në kontrata por edhe për të mbuluar dëmin politik për dëmin që ua kanë bërë qytetarëve për shkak të një politike të gabuar të energjisë elektrike që nga 2006 posaçërisht në 2008, kur morën vendim PDK dhe LDK privatizimin e KEDS, e posaçërisht nga 2013 kur projekti i tyre për furnizimin e furnitorit të energjisë elektrike mori jetë. Pikë e parë është akuza se me 28 nëntor Kosova po importon energji elektrike nga Serbia, qytetarë të nderuar kjo është e pavërtetë. Në fakt që nga koha kur kemi ardh ne, e kaltër nga 2008 deri diku kur ne kemi ardh në pushtet është importi i energjisë elektrike nga Serbia. Po, Kosova ka dominuar, importi i energjisë elektrike ka qenë privalent dhe furnitorët nga Serbia kanë qenë dominues deri në kohën kur ne kemi ardh në pushtet, qoftë përmes kontratave të drejtpërdrejta që i kanë nënshkruar akterët e KEK, akterë që sot dalin në intervista dhe akuzojnë për energji… dhe pastaj nga 2020 e këndej. Sllovenia dhe në tri katër vitet e fundit është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe Danimarka përbëjnë 94-95 për qind të gjithë importit të energjisë elektrike. Pra vendi kah po buron energjia elektrike, është Shqipëria, Maqedonia e VERIUT dhe Danimarka. Pjesëmarrja e Serbisë në tregun gjatë importit të energjisë elektrike në 2025 është më pak se 1 për qind. Këto janë të dhëna që i kemi marrë deri dje. Për ju që dëshironi ta verifikoni…ajo cka ju siguroj është se importi nga Serbia është më pak se 1 për qind”, tha Muja.
Muja ka thënë se NOA Energji erdhi në Kosova nga KOSTT.
“Pretendimet nga kolegët opozitarë që Kosova për 28 nëntor dhe gjatë vitit 2025 po importon energji nga Serbia është pjesë e një propagandë të ndrytë që ata e kanë ndjekur që nga viti 2021, kur ne kemi ardh në pushtet. Të them të drejtën se kur kemi ardh në pushtet 2021, kjo ka fillu me akuza. Gjithmonë, energjia, energjia, energjia. Mirëpo tek teoria e krimit kur një akuzues bën shuëm akuza, ta keni parasysh që ai po e projekton fajin e tyre dhe për ta konfirmuar këtë hipotezë unë kam gjetur evidencë të pamohueshme që kontratat, janë dy subjekte të rëndësishme që ia vlen të diskutohet dhe të vështrohet dhe hulumtohet se kush i solli në Kosovë. Ju keni dëgjua Noa energji, ne fakt keni dëgjuar Hykmete Bajramin dhe përfaqësues të LDK në Kuvend tek na akuzojnë ne për ndonjë lidhje me Noa Eenergji. Më lejoni të them pa asnjë fije dyshimi dhe mirëpresim çfarëdo hetimi, i rekomandoj Prokurorisë Speciale që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje se kush ishin akterët që sollën Noa në Kosova. Në fakt unë pashë kontratat se kush e solli Noa në Kosovë. Noa në Kosovë ka ardh përmes KOSTT. KOSTT ka nënshkruar një kontratë për mbulimin…kontrata është e nënshkruar 15 janar 2018 ndërmjet NOA edhe Kadri Kadriu i cili përfaqëson KOSTIN në atë kohë. KEK u shet tepricë elektrike gjatë natës dhe ditës pastaj këto subjekte e procedojnë dhe kontrata me NOA ME 9 maj i përfaqësuar nga Gentian Skendersyla i nënshkruar nga Njazi Thaçi. Me NOA me 11 nëntor 2021 nga Përparim Kabashi, kjo kontratë është nënshkruar katër ditë para ardhjes së Nagip Krasniqit në krye.”, tha ai.
Ai iu ëshët përgjigjur dhe akuzave të LDK-së për cka tha se ata kanë nënshkruar kontratën me Vuk Hamoviqin dhe se që nga 2008-ta deri më 2013-të vlera e kontratës ishte 141 milionë e 489 mijë euro.
“Kush i nënshkroi kontratat me Vuk Hamoviqit… më lejoni ta pyes kolegen në fjalë (LDK) që të pyes kolegët që i ka afër LDK-së që kanë nënshkruar kontrata me Vuk Hamoviqin gjatë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kosova është furnizuar me energji elektrike pikërisht nga Vuk Hamoviq. Kontrata një burimore siç kanë dëshirë LDK t’iu referohen me Vuk Hamoviqi janë nënshkruar që nga 2008 dhe vlera totale deri më 2013 kur këta kanë vendosur me ia kalu përgjegjësinë e furnizimit KESCO është në vlerë 141 milionë e 489 mijë euro, pra me kontratë një burimore është zgjedhur Vuk Hamoviqi përfshirë edhe për ta furnizuar Kosovën gjatë Pavarësisë”, tha ai.


















