Moscertifikimit nga KQZ, Lista Serbe thirr konferencë të jashtëzakonshme për media

E publikuar: 03/12/2025 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lista Serbe ka njoftuar se sot, në orën 15:00, në selinë e partisë do të mbajë një konferencë shtypi.

Sipas njoftimit, drejtuesit do të flasin për vendimin nga KQZ-ja, i cili, siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

“Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 28 dhjetor 2025.” – thuhet në njoftimin e partisë.

Kujtojmë se dje gjatë mbledhjes së dytë lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, KQZ-së nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ-ja votoi certifikimin ndaras për partitë politike, me ç’rast Lista Serbe me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime nuk u certifikua.