Tahiri: Nuk u habita me arrestimin e Mogherinit, mbi baza korruptive e hapi derën për ndarjen e veriut të Kosovës

E publikuar: 03/12/2025 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-negociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, deklaroi se nuk u habit aspak nga arrestimi i Federica Mogherinit.

Sipas saj, arrestimi konfirmon, siç tha, se “bazat korruptive” mbi të cilat ka punuar Mogherini kanë hapur “derën për lojërat e kufijve dhe ndarjen e veriut të Kosovës”.

“Nuk u habita për arrestimin e saj sepse mbi këto baza korruptive Federica Mogherini hapi derën për lojërat e kufijve dhe ndarjen e veriut te Kosovës”, ka shkruar Tahiri nëFacebook.

Tahiri shtoi se këto “lojëra” ishin mposhtur me vendosmëri dhe sipas saj, “vulën e mposhtjes” ia dha Angela Merkel.