Enver Hoxhaj ka theksuar që PDK-ja nuk është një parti që ndërpret papritmas koalicionet, duke i dërguar një mesazh VV-se dhe Albin Kurtit.
Ai shtoi se partia e tij ka karakter të qëndrueshëm dhe nuk merr vendime të nxituara.
“Duke e ditur se ne jemi një parti që kemi karakter, jemi një kockë të fortë, Kurti nuk guxon të qeverisë me PDK. Nuk jemi parti që papritmas mund të përfundojë koalicionin në 00:00 të natës.” – tha Hoxhaj në RTK.

















