Marigona Shabiu, nga Iniciativa për të Drejtat e të Rinjve, ka njoftuar se ka paditur Ministrinë e Kulturës, pas vështirësive që po hasin në mbarëvajtjen e Muzeut të Fëmijëve të Luftës, e që lehtësim nuk po gjejnë te ky institucion.
Në emisionin “Ora Shtatë”, ajo thotë se janë detyruar të gjejnë një hapësirë private, për ta mbajtur “gjallë” këtë muze, mirëpo që e njëjta, është mjaft e kushtueshme.
Shabiu thotë se pavarësisht aplikimit të fondeve publike, ky muze nuk ka përfituar asgjë nga Ministria e Kulturës, prej nga dhe ka nisur padia.
“Aplikimi ynë nuk është vlerësuar, sipas informacioneve, as nuk ka hyrë në proces të vlerësimit”, tha ajo.


















