Ish-gjenerali i FSK-së aderon në LDK

E publikuar: 01/12/2025 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjenerali i pensionuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), Gëzim Hazrolli, ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilin njoftoi se ishte edhe komandant i brigadës 123 të UÇK-së gjatë kohës së luftës, shkruan Insajderi.

“Në vitet vendimtare të çlirimit, si Komandant i Brigadës 123, të UÇK-së, ai ishte ndër njerëzit që mbajtën vijën e frontit – me përgjegjësi dhe me sakrificë. I qetë në vendimmarrje, i saktë në udhëheqje, i palëkundur në detyrë. Prej atyre burrave që i kanë dhënë peshë fjalës komandant.”

“Nga viti 2009 deri në maj 2025, në pozitat më të larta drejtuese të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ai ishte pjesë e çdo procesi kyç të modernizimit: ngritja e kapaciteteve luftarake, profesionalizimi i trupës, ndërtimi i standardeve që sot e lidhin ushtrinë tonë me partnerët euroatlantikë.” – shkruan Abdixhiku.