Dega e LDK-së në Vushtrri me peticion për kthimin e Xhafer Tahirit

E publikuar: 01/12/2025 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dega e LDK-së në Vushtrri ka realizuar një peticion që kërkon kthimin e Xhafer Tahirit në krye të kësaj qendre, pas dorëheqjes së tij.

Në një postim në Facebook, sekretari i Degës, nënkryetarët dhe sekretari organizativ kanë dorëzuar në selinë qendrore të LDK-së peticionin, me të cilin kërkohet që të mos pranohet dorëheqja e Tahirit.

“Ky peticion është nënshkruar nga 203 anëtarë të strukturës së Degës së LDK-së, ku përfshihen: themeluesit e Degës, asamblistët e zgjedhur, anëtarët e kryesisë, kryetarët e nëndegëve, dhe komisionerë, vëzhgues dhe aktivistë të Degës”, thuhet në njoftim.

Dega e LDK-së në Vushtrri thekson se ky peticion ka për qëllim ruajtjen e unitetit dhe funksionimin e plotë të degës.