Burri i Igballe Hudutit: Po të ishte në BBVK4 e di se do ta fitonte

E publikuar: 29/11/2025 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shakatë nuk patën të ndalur në emisionin “Big Talk” në Klan Kosova, të ftuar ishin Igballe Huduti dhe bashkëshorti i saj.

I pyetur nga opinionistët e emisionit, Xheneta dhe Vloriani, se a i pëlqu Igballja me veshjen e saj që ishte bërë gati për të hyrë në Big Brother VIP Kosova, ai tha se: “Kam mendu se a kam me hy dhëndër prapë atë natë apo jo”.

I njëjti theksoi se po të ishte pjesë e BBVK4, Huduti do të fitonte atë format.

“Gati një muaj jemi përgatitur për BBVK 4 me veshje dhe me psikologji, por ndonjëherë nuk i kemi gjërat në duart tona. Besoj se kishte me fitu Igballja, besoj se do të kishte shumë sukses dhe tek i gjithë populli, jo vetëm tek banorët aty brenda”, tha burri i Igballes.