Ahmet Isufi uron Ditën e Forcës: “FSK ushtri moderne, e gatshme për çdo rrethanë”

E publikuar: 27/11/2025 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Karadakut, Ahmet Isufi, ka vizituar sot Kazermën e FSK-së në Gjilan me rastin e Ditës së Forcës.

Ai u shpreh i impresionuar me energjinë, profesionalizmin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të ushtrisë.

“FSK është e aftësuar dhe e përgatitur të reagojë si një ushtri moderne në çdo rrethanë,” shkroi Isufi, duke theksuar se të rinjtë që i shërbejnë vendit përfaqësojnë sigurinë e Kosovës dhe vizionin e saj drejt integrimit në NATO.

Në fund, ai uroi: “Urime Dita e Forcës! Gëzuar Festat e Nëntorit!”