Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz ka shkaktuar një tjetër gafë.
Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, ministrja Gërvalla i është referuar si “pavarësia e qytetit shqiptar”.
“Kemi ardhur sot nga anë të ndryshme të Kosovës, por edhe si përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, në vendin ku u shpall pavarësia e qytetit shqiptar.” – ka thënë Gërvalla gjatë fjalimit të saj për festën e Pavarësisë së Shqipërisë.


















