Gjendet i vdekur në pendën e Livoqit 32 vjeçari që u raportua i zhdukur dje në Gjilan

E publikuar: 28/11/2025 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

32-vjeçari që ishte raportuar si i zhdukur, është gjetur i vdekur në pendën e fshatit Livoq.

Këtë e konfirmoi për Ekonomia Online zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

I njëjti bëri të ditur se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Sot, me datë 28.11.2025 rreth orës 12:45, gjatë vazhdimit të kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë në pendën e fshatit Livoq trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më datën 27.11.2025, vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Osmani.