Urimi i Endrit Thaçit, Ismail Qemalin e Hashim Thaçin i vendos krah për krah

E publikuar: 28/11/2025 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti ka bërë një urim të veçantë në festat e 28 Nëntorit.

Në një storie të tij ai ka vënë krah për krah Ismail Qemalin dhe babain e tij Hashim Thaçin.

Ismail Qemalin si ati themelues i shtetit shqiptar e Hashim Thaçin si ati themelues i shtetit të Kosovës.