Gjilan: Zhduket një person, vëllai gjen veturën, rrobat dhe telefonin

E publikuar: 28/11/2025 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Livoç të Gjilanit, pasi ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rastin e ka raportuar vëllai i tij, i cili ka gjetur veturën e të zhdukurit, disa rroba dhe telefonin e tij pranë pendës së fshatit Livoç.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ankuesi kishte gjetur veturën e viktimës së bashku me disa rroba dhe telefonin, afër pendës së fshatit Livoç. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë.