Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për mjetet vetjake dhe buxhetin 2026

E publikuar: 24/11/2025 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për bartjen e mjeteve vetanake të kryeqytetit dhe për buxhetin e vitit 2026.

Seanca do të mbahet të enjten, më 27 nëntor.

Osman Bllaca nga zyra ligjore e Komunës ka thënë se anëtarët e Kuvendit Komunal janë në fuqi derisa të betohen të rinjtë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar rezultatet për asamble të premten e javës që shkoj.
Por asamblistët e rinj nuk janë betuar ende.