Një person është arrestuar pasditën e së shtunës, nga policia në Prizren. I njëjti dyshohet se ka dhunuar një femër.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga organet e rendit.
Nuk jepen më shumë detaje nga policia në raportin e tyre ditor.
Njoftimi i plotë:
“DHUNIM- Prizren / 22.11.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti dyshohet se e ka ngacmuar dhe dhunuar viktimën f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

















