Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi – në vend të tij vjen Agron Qala

E publikuar: 20/11/2025 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Shkarkimi i Kelmendit u votua nga pesë anëtarë të KPK-së, në një mbledhje të mbajtur të enjten.

“Me pesë vota për shkarkohet nga pozita ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, tha pas zhvillimit të votimit, kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdari

Në vend të Kelmendit, si u.d Kryeprokuror i Shtetit u caktua Agron Qala.