Ndërpritet seanca, Basha e lë të hapur nëse opozita ndërron qëndrim

E publikuar: 19/11/2025 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit është ndërprerë.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se seanca do të mbetet e hapur nëse ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve të partive politike.

“Ndërpres diskutimet këtu. Seanca mbetet e hapur në rast se ka ndryshim të qëndrimeve. Iu bëj thirrje të gjitha subjekteve politike, që t’i bashkëngjiten deputetëve që të mblidhemi dhe t’i kalojmë këto ligje që janë me rëndësi për qytetatët e Republikës”, tha ai

.Kjo seancë u bojkotua nga ish-partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe Nisma.