“E vetmja zgjedhje janë zgjidhjet”, Halil Thaçi ngatërron fjalët pak duke tentuar ta godasë Hykmete Bajramin

E publikuar: 19/11/2025 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, i cili do të udhëheqë me Komunën e Obiliqit, ka folur pak para seancës së orës 11:00 të ftuar nga LVV.

Thaçi, i pyetur nëse pret përkrahje nga partitë ish-opozitare për të votuar buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare, është ngatërruar me fjalët duke thënë se në një Kuvend ku ka deputetë që thonë se nuk e kanë problem Listën Serbe por Albin Kurtin, atëherë “e vetmja zgjedhje janë zgjidhjet”.

Më pas Thaçi e ka përmirësuar veten, duke thënë se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.