As PDK nuk merr pjesë në seancën e orës 11:00

E publikuar: 18/11/2025 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në seancën e parë të jashtëzakonshme të thirrur nga Dimal Basha i Vetëvendosjes.

Mospjesëmarrjen e ka konfirmuar për “Nacionale” Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,

Në ora 11:00 Dimal Basha ka ftuar seancë të jashtëzakonshme për komisione parlamentare, buxhet dhe marrëveshje ndërkombëtare dhe krejt pastaj në ora 14:00 për zgjedhje të qeverisë, me mandatar Glauk Konjufcën.

Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu ka njoftuar se nuk marrin pjesë në seancën e orës 11:00, por vetëm në atë të mandatarit.

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus këtë “manovër” të Vetëvendosjes e ka quajtur të paligjshme dhe kundër rendit kushtetues të shtetit.