Albin Kurti uron Bedri Hamzën: Do të vazhdoj të angazhohem për bashkëpunim korrekt

E publikuar: 18/11/2025 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti ka uruar kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti u shpreh se do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt.

“Poceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.
Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës.”

 

Postimi i plotë: