Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të mbërrijë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare, në kuadër të turit të tij katërditor në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor.
Tashmë nga Presidenca kanë njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani do ta pres ministrin e Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul në ora 13:50, ndërsa mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, duhet të jenë në Presidencë në orën 13:30.
Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentes.
Ndërsa pak këtij takimi, Osmani e Wadephul do të mbajnë një konferencë për media.
Takim do të ketë edhe me Kryeministri në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Wadephul do ta takojë atë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në ora 15:35, dhe jo në Qeveri.



















