Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

E publikuar: 18/11/2025 09:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, janë lënduar pesë persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai tha se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.”