Largohen me sukses nga fshati arinjtë që shqetësuan banorët e Bellobradit

E publikuar: 17/11/2025 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditëve të fundit në fshatin Bellobrad të Dragashit dhe rrethinë janë paraqitur disa arinj, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, sidomos tek prindërit e nxënësve të shkollës së fshatit.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se këto kafshë të egra janë larguar nga fshati.

Nga Shoqata e Gjuetarëve “Dhia e Egër” është konfirmuar se aksioni për largimin e arinjve është përfunduar me sukses.

Arinjtë janë kthyer në arealin e tyre natyror në pyje dhe janë ushqyer në vendbanimin e tyre, duke siguruar që të mos rikthehen në zonat e banuara.