Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka rikujtuar edhe një herë, që sipas tij, dëmet që ia ka sjell Kosovës Qeveria Kurti.
Ai ka bërë me dije se kjo qeveria ka polarizuar skajshmërish shoqërinë kosovare dhe e ka sanksionuar Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kjo është qeveria më e korruptuara në historinë e Kosovës.
“Polarizim i skajshëm shoqëror dhe politik. Paralizë e rëndë e institucioneve kryesore të shtetit, e Kuvendit dhe e Qeverisë, gjatë gjithë vitit 2025. Pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Propagandë permanente e Vetëvendosjes që i damkos rivalët politikë si armiq, i sulmon institucionet e pavarura, gjyqësorin dhe median. E lufton VV-ja korrupsionin me fjalë ndërsa e bën vepër. Korrupsioni qeveritar është endemik. Kjo Qeveri është më e korruptuara në historinë e Kosovës. Shteti ynë është nën sanksione të BE-së prej vitit 2023. Ekonomia ka stagnuar. Qytetarët janë varfëruar”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Kjo është gjendja e mjerueshme e Kosovës në fund të vitit të humbur 2025. Ndryshimi që e solli kasta pushtetore populliste e vitit 2021 është ky. Udhëheqësit po e shijojnë pushtetin”, ka shkruar ai.

















