Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka folur pas protestës së mbajtur në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ai është ndalur te 285 letrat që, sipas tij, janë dërguar si kundërshtim ndaj një rezolute të miratuar vite më parë, e cila, siç tha, ka qenë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është votuar nga Dick Marty.
Qëllimi i kësaj nisme është shfuqizimi i rezolutës, për të cilën ai u shpreh se mund t’ia dërgojë Martyt tek varri.
“Ne menduam që t’i dërgojmë sot 285 dokumentacione apo kërkesat e ankesat tona, ia dorëzuam çdo deputeti emër për emër nga shtetet e tyre që vijnë që ta rishikojnë atë rezolutë dhe të marrin një vendim pozitiv kundër asaj rezolute”.
“Ta marrin atë vendim dhe ta varrosin bashkë me Dick Martyn, t’ia çojnë në varr atij, se ndoshta atij i duhet në varr”, u shpreh ai në klankosova.


















