Hoxhaj: UÇK tund Strasburgun!

E publikuar: 16/11/2025 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj ka publikuar një video nga protesta e sotme në Strasburg, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në videon e shpërndarë nga Hoxhaj dëgjohen brohoritjet e fuqishme “UÇK!”, që kanë dominuar sheshin përballë institucioneve evropiane.

“UÇK tund Strasburgun! UÇK në çdo zemër, në çdo zë.”, ka shkruar Hoxhaj.