Në komunën e Prizrenit, ka përfunduar numërimi i votave më kusht dhe atyre me nevoja të veçanta.
Artan Abrashi i VV-së prin në votat me kusht, i cili ka siguruar 59.06% të tyre apo 75 vota, derisa kryetari aktual Shaqir Totaj ka marrë 40.94% të votave apo 52 vota.
Në votat me nevoja të veçanta kryeson Totaj me 62.67% apo 47 vota, derisa Abrashi mori 37.33% të votave apo 28 vota.
Shaqir Totaj doli fituesi i rundit të dytë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë, sipas rezultateve preliminare.

















