Seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi është shtyrë për datën 20 nëntor.
Seanca e sotme me kërkesë të avokatit të Bedri Shabanit, Besnik Berisha dhe aprovim nga trupi gjykues përkohësisht janë përjashtuar publiku në seancën për spiunazh.
Tutje, i pyetur nga kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri për gjendjen shëndetësore, i akuzuari Bedri Shabani tha se ka shqetësime shëndetësore dhe kërkoi të shtyhet seanca e sotme.
“Kam shqetësime të shumta dhe kërkoi në mënyrë humane të shtyhet edhe terapinë që jam duke e marr është e rëndë… terapinë e mora jam sikur i pirë”, tha ai.
Ndërsa, avokati i Bedri Shabanit, Besnik Berisha tha meqenëse janë çështje të natyrës shëndetësore lus që kjo pjesë të jetë pa publicitet.
“Meqenëse janë çështje të natyrës shëndetësore lus që kjo pjesë të jetë pa publicitet. Po ndihen keq për klientin, tha ai.
Ndërsa, prokurori i rastit, Bekim Kodraliu tha se nuk e kupton për çfarë arsye të përjashtohet publiku nga seanca gjyqësore. Megjithatë, ai tha kjo çështje të mbetet në diskrecionin e Gjykatës.
















