Detaje të reja nga vrasja e kosovarit në Francë

E publikuar: 13/11/2025 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë 50-vjeçar nga Kosova u rrah për vdekje me shkop bejsbolli të dielën në qytetin Annecy (Haute-Savoie) të Francës.

Një hetim për vrasje me dashje është hapur pas këtij rasti, tha policia për AFP.

Incidenti ndodhi rreth orës 13:30 të 9 nëntorit. Sipas policisë, viktima u godit në fytyrë nga një ose më shumë persona të cilët më pas ikën në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportimeve të mediave në Francë, burri rreth të pesëdhjetave u dërgua në spital para se ta ndërronte jetë si pasojë e plagëve të marra.

Hetimi, i hapur për vrasje me dashje i është besuar Divizionit të Krimit të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS) atje.