Raportohen tre persona të zhdukur në vend, policia nis hetimet

E publikuar: 13/11/2025 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre raste të zhdukjeve janë evidentuar në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti i parë është raportuar në Obiliq më 11 nëntor ku është zhdukur një burrë.

“Obiliq 11.11.2025-17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti, për të cilin kane filluar të zhvillohen hetime.

Rasti i dytë lajmërohet në pasditen e së martës, ku dy persona të tjerë janë raportuar të zhdukur në Kamenicë.

“Kamenicë 11.11.2025-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre”.

Bëhet e ditur se edhe ky rast ka shkuar në procedurë hetimore.