Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

E publikuar: 13/11/2025 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shtëpi në Prizren është përfshirë nga zjarri të mërkuren pas mesnatës.

Derisa zjarri është shuar, nuk dihen ende rrethanat që çuan te shpërthimi i zjarrit. Ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Prizren 12.11.2025-01:30. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e viktimës mashkull kosovar. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.