Media e njohur amerikane, CNN, edicioni në Greqi, ka raportuar për arinjtë e kafenjtë që endeshin rrugëve në mes të ditës në fshatin Belobrad të Dragashit, çka thotë se i detyruan banorët të mbyllnin dy herë dyert dhe shkollën lokale të kërkonin ndihmën e policisë.
Fshati me 700 banorë është i rrethuar nga pyje dhe nuk është e pazakontë të shohësh një ari duke kërkuar ushqim, veçanërisht në ditët e ftohta të dimrit. Megjithatë, këtë vit kafshët nuk pritën të vinte i ftohti.
“I pashë në mes të ditës, po endeshin nëpër fshat sikur të ishin kafshë shtëpiake”, tha për AFP-në Gëzimi, një banor që nuk donte të zbulonte mbiemrin e tij.

















